Pas letrës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës me ftesën për formimin e një koalicioni, ka reaguar deputetja e VV-së, Shqipe Selimi.
Në një postim në Facebook, ajo theksoi se tani është momenti që LDK të vendosë nëse do të vijojë me refuzim, apo do të tregojë gatishmëri për dialog dhe bashkëpunim.
“Tani është radha e LDK-së të përgjigjet me refuzim klasik apo me një qasje të re ndaj dialogut dhe bashkëpunimit!”, shkroi Selimi.
“Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetët e LDK-së, së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike”, thuhet në letrën e Kurtit.