×
  • Lajme
  • Fokus / Dështimi i seancës

    Tahiri: VV-ja është shkaktare e bllokadës, presidentja duhet të ushtrojë presion për zhbllokim ose zgjedhje

    Reporteri
    04 Qershor 2025 | 12:50

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se përgjegjës për bllokimin institucional është Lëvizja Vetëvendosje, duke kërkuar reflektim nga kjo parti.

    “Lëvizja Vetëvendosje duhet të ketë reflektuar mbi këtë bllokadë, sepse shkaktar i saj janë ata. Kryetarin e kuvendit e zgjedh shumica parlamentare, nuk bëhet fjalë për emra, por për krijimin e shumicës për të zgjedhur institucionet”, u shpreh Tahiri.

    Ai gjithashtu tha se presidentja duhet të ketë më shumë angazhim dhe të ushtrojë presion mbi partitë dhe deputetët, siç e përcakton roli i saj kushtetues.

    “Është në përgjegjësinë e presidentes që të veprojë dhe të vendosë presion, sidomos ndaj partisë së parë, për të hapur rrugë kuvendit – ose të shkohet në zgjedhje të reja”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!