×
  • Lajme
  • Fokus

    Vetëvendosje merr 3 mijë e 396 vota më pak në komunën që drejtohet nga LDK-ja

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 15:42

    Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Lipjanit.

    Sipas rezultateve të publikuara në webfaqen e Komisionit Qendror më së shumti vota në komunën që qeveriset nga LDK-ja ka marrë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

    Vetëvendosje ka marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Lipjan 38.7 % të votave ose 11 mijë e 242 vota.

    E dyta në Lipjan është votuar Lidhja Demokratike e Kosovës me 8 mijë e 251 vota ose 27.94 %.

    PDK në Lipjan ka marrë 7 mijë e 360 vota pse 24.92%.

    Koalicioni Për Kosovën Fituese ka marrë 735 vota ose 2.49 %.


    Në zgjedhjet nacipnale të vititi 2021, Vetëvendosje kishte marrë 14 mijë 3 638 vota ose 48.955%.

    PDK dhe LDK kanë shënuar rritje të numrit të votuesve.

    PDK në zgjedhjet e vitit 2021 kishtë marrë 6 mijë e 88 vota ose 20.361 %.

    LDK në vitin 2021 kishte marrë 6 mijë e 59 vota ose 20.264%.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!