×
  • Lajme
  • Fokus

    Vonesat në publikimin e rezultateve për deputetë, Krasniqi i VV: Kandidatët le të pinë bensedin ose të durojnë

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 17:40

    Anëtari i VV-së në KQZ dhe burri i ministres Albulena Haxhiu,  Alban Krasniqi, ka folur për problemet në lidhje me uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbrëmjen e së dieles,me rrjetit. Ai ka thënë se këto probleme janë të natyrshme dhe se ndodhin gjithkund.

    “Vonesat natyrisht kanë të bëjnë edhe me pritshmëritë që ia kemi dhënë publikut në këtë aspekt edhe që edhe për ne e stafin është herë e parë dhe problemet që dalin mund të jenë të natyrshme, janë probleme që ndodhin gjithkund, bien rrjetet, ka ra Google, kanë ra rrjete shumë më të mëdha, por kthehet rrjeti dhe vazhdon procesi. Prej ne është e rëndësishme me qenë në kontakt me publikun”, tha ai.

    Ai tha se kandidatët për deputetë “le të pijnë bensedina e dikush le të duron” derisa të publikohen rezultatet për ta.

    “Rezultati është në kuti”, tha ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!