×
Art/Kulturë / Video

A ka interesim më të madh për librat e shkrimtarit nobelist turk, Orhan Pamuk, që prej takimit të fundit me Albin Kurtin?

Reporteri
07 Qershor 2024 | 15:34

“Përgjigja është libri” – me këtë moto është hapur këtë vit Panairi i 24-të i librit, ngjarja kryesore kulturore e këtyre ditëve, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në Panair po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova e gjithë rajoni, po ashtu nga diaspora.

Sivjet, janë rreth dy mijë tituj të rinj e rreth gjashtë mijë të botuar nga vitet e fundit.

Në panair, si rëndom, janë edhe veprat e shkrimtarit turk Orhan Pamuk.

Këtë vit, shtëpia botuese “Skanderbeg” është e vetmja që ka sjellë për lexuesit librat e shkrimtarit turk, Pamuk.

Shkrimtari nobelist turk, Orhan Pamuk, është takuar ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Por, a pati ndikim te lexuesit takimi i Kurtit me Pamukun?

Jo, në fakt, shitësit i thanë gazetës online Reporteri.net se nuk është vërejtur ndonjë shitje më e madhe krahasuar me vitet e kaluara.

Panairin e vizitoi edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe një interesim të veçantë e pati për librat e shkrimtarit Pamuk, apo, siç i tha ajo “PAMBUK”.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!