×
Art/Kulturë

Bota në objektivin e Kushtrim Tërnavës

Reporteri
12 Tetor 2021 | 18:11

Të kapësh ndjesi dhe momente është pika kulminante e një fotografi që nuk synon të kapë vetëm vende dhe objekte.

Këtë e bën Kushtrim Tërnava me aparatin e tij.

E bukura është aty, por ai dhe kamera e tij janë dëshmitarët që e ndajnë me të gjithë ne.

Kudo që shkon, Kushtrimi ka në dorë aparatin e tij dhe na merr edhe ne më vete në vendet e bukura që ka vizituar.

Përveç vendeve, personazheve të jetës reale, Kushtrimi në objektivin e tij ka kapur edhe të famshëm.

Së fundmi ai ka realizuar fotosesione për Kreshën dhe Mozzik.

Artistët e njohur si Nimo dhe Lio pozuan para aparatit të tij.

Fotografi i cili në të njëjtën kohë krijon edhe video, ishte edhe në ekipin që punoi videoklipin e Arilena Arës me Dafina Zeqirin. Gjithashtu edhe “Parajsa ime 2” dhe “1 mijë vjet”, vetëm sa për të përmendur disa.

Portofolio e Kushtrimit është pambarim, dhe një herë në jetë edhe ju duhet të keni një fotografi tuajën të shkrepur nga ai.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!