Që nga nëntori 2020 kur e botoi “Një fije shprese, një fije shkrepëse” lexuesit s’i ka rënë në duar një roman i ri i autorit Ag Apolloni. Pas dy vitesh, Apolloni vjen me një përallë për të rritur – “Kësulkuqja”.
Me romanin “Kësulkuqja, përallë për të rritur”, autori na shpaguan për pritshmërinë dy vjeçare. Siç tregon ai, romani flet për “një Kësulkuqe koetuese dhe një Ujk të sëmurë”.
“Është një histori dashurie dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh”, shpjegoi Apolloni në profilin e tij në Facebook.
Të marten vepra del nga shtypi në Kosovë nga shtëpia botuese “Bard Books” ndërsa në Shqipëri shtëpia botuese “Albas” e nxori nga shtypi këtë të enjte.
“Nuk isha në ditët më të mira kur po e shkruaja, por shpresoj të jetë më e mira që kam shkruar”, u shpreh autori.
Ag Apolloni për veprën e tij të re shpjegon se aty përdoret “cartoon logic” brenda artit kombinatorik, ku ndërfuten elemente teatrore, filmike dhe muzikore; është një prozë që ka poezinë dhe dramën brenda.
Por, kujdeset të përfundojë ai, “Ky nuk është roman dokumentar, as përrallë e pastër”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.