×
Art/Kulturë

Edicioni i parë i “Xhade Fest”, bashkon artistët nga rajoni në Preshevë

Reporteri
27 Korrik 2023 | 17:58

Festivali “Xhade Fest” në Preshevë do të fillojë ditën e premte më 28.07.2023 me hapjen e ekspozitave të Laureta Hajrullahut nga Presheva, Lluka Knezheviq nga Beogradi dhe Luiza Thaqi nga Prishtina.

Për ditën e dytë janë paraparë tri panele diskutime mbi artin alternativ të rrugëve dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për të mirën e publikut.

Dita përmbyllëse e “Xhade Fest” është rezervuar për muzikë të llojllojshme nga artistët që vijnë nga Tirana, Beogradi, Shkupi dhe Prishtina.

Para publikut do të performojnë Dj të ndryshëm, derisa për mbylljen dhe përfundimin e festivalit janë rezervuar bendi i njohur Asgjë Sikur Dielli.

Festivali “Xhade Fest” organizohet për herë të parë në Preshevë nën përkrahjen financiare të Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes Fondit për Luginën e Preshevës të shpërndarë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Bashkisë së Tiranës me Institutin për Studime Sociale dhe Humane nga Tirana.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!