×
Art/Kulturë

MKRS-ja ka nisur praktikën me pagesë për 100 studentë

Reporteri
21 Mars 2022 | 15:37

Sot në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport kanë filluar angazhimin në programin e praktikës profesionale me pagesë 100 studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lajmin e ka konfirmuar ministri Hajrulla Çeku përmes rrjeteve sociale.

Ai tha se studentët e angazhuar do të jenë pjesë e programeve të ministrisë në kuadër të departamenteve si dhe të institucioneve të varësisë, në projekte hulumtuese rreth trashëgimisë shpirtërore, inventarizimin dhe dokumentimin e infrastrukturës fizike sportive, kulturore si dhe aseteve të trashëgimisë kulturore, politikën e librit, zhvillimin e platformave dixhitale si dhe promovimin kulturor, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Njoftimi i plotë i ministrit Çeku:

“100 studentë nisin sot angazhimin në programin e praktikës profesionale me pagesë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Jam tejmase i gëzuar që bashkëpunimi ynë me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” po shkon duke u thelluar.

Studentët e angazhuar do të jenë pjesë e programeve të Ministrisë në kuadër të departamenteve tona si dhe të institucioneve të varësisë, në projekte hulumtuese rreth trashëgimisë shpirtërore, inventarizimin dhe dokumentimin e infrastrukturës fizike sportive, kulturore si dhe aseteve të trashëgimisë kulturore, politikën e librit, zhvillimin e platformave dixhitale si dhe promovimin kulturor.

Duke kontribuar në programet e Ministrisë, studentët e angazhuar do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të pajisen me përvojë të vlefshme pune. Ky është grupi i parë i studentëve të angazhuar në këtë program, për të vazhduar me studentët e tjerë edhe nga universitetet e tjera muajve dhe viteve në vijim.”

Kujtojmë se ky projekt është i mirëpritur nga studentët, të cilët në shumicën e departamenteve ku studiojnë kanë mungesë të zhvillimit të pjesës praktike. /Reporteri.net /

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!