Filmi kosovar “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli, ka hyrë në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars.
Këtë e ka bërë të ditur ish-drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, përmes një postimi në Facebook.
“HISTORIKEEEEE “HIVE” në rreth të ngushtë për nominim për OSCARS!!!! Brravooo Blerta Basholli, Yllka Gashi, Valon Bajgora dhe gjithë ekipi i mrekullueshëm!!! Super proud”, ka shkruar Zharku në Facebook.
Këtij suksesi i është gëzuar edhe aktorja kryesore e këtij filmi, Yllka Gashi, e cila luan Fahrijen.
“Kosova për herë të parë përmes filmit “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar për Oscars 2022!!!! Gëzim e kënaqësi!!!!”, ka shkruar aktorja Gashi në Facebook.
Kujtojmë se “Zgjoi” deri tani është shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.