Kanë nisur ndërhyrjet emergjente në monumentet e trashëgimisë kulturore .
Kulla e Ramës njihet ndryshe edhe si simbol i qëndresës dhe rezistencës së shqiptarëve gjatë shekullit XX. Ajo gjendet në fshatin Bllacë, 8 kilometra larg nga qendra e Suharekës.
Kullën, Ramë Bllaca nisi ta ndërtonte në vitin 1936, në kohën kur po jetësoheshin me ngulm planet serbe për largimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kolonizimin e territorit me serbë e malazezë.
Për këtë është shkruar aq sa historia shqiptare, por edhe ajo e perspektivës së ftohtë serbe e njohin si argument. Ramë Bllaca, që në atë kohë ishte deputet i Parlamentit jugosllav kundërshtimin e tij të ashpër ndaj këtyre politikave do ta shprehte edhe në këtë institucion.
Pa pasur fare nevojë për shtëpi të re, do të niste ndërtimin e kullës, për të dëshmuar se këtu ka jetë. Ajo ishte e përmasave gjigante për kohën, kur shqiptarët po jetonin në varfëri të skajshme. Këto veprime atij do t’i kushtonin me jetë. Do të vritej në gusht të vitit 1937.
Vetë nuk do ta gëzonte shtëpinë e re. Por amaneti i tij do të jetonte gjatë, aq sa është ende i gjallë, dhe atë jo vetëm në mesin e pasardhësve të tyre e në këngë. Tek këta të parët, amaneti i atij që e njohin si “Baba Ramë” është ende motiv për jetë
Në kuadër të planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rrezik, ekipet kanë filluar punën e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në disa asete të TK. Gjithashtu janë publikuar shpalljet për angazhim të stafit për restaurim dhe konservim në shumë lokalitete arkeologjike dhe arkitekturore nën përkrahjen dhe monitorimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Një prej tyre është kulla e Ramë Zeqë Kadrisë e cila daton prej shek.19. dhe gjendja e saj aktuale ishte shumë e rënduar.
Me këtë rast, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Kulturë, Ardian Gola dhe këshilltaren, Nora Arapi Krasniqi, kanë parë për së afërmi punimet që po zhvillohen në këtë kullë, në fshatin Brovinë.
Qëllimi në këtë fazë është mënjanimi i mëtutjeshëm i degradimit të vlerave të kësaj kulle.
Të tilla intervenime do të bëhen në vende të ndryshme të Kosovës, kjo pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dyfishuar fondin për ndërhyrje emergjent fushën e trashëgimisë kulturore, nga 450.000 € në 842.000 €.