Kësulkuqja s’kuptohet pa praninë e Ujkut, kur shkrova për të dy u bë një histori dashurie.
Ag Apolloni, i cili nga lexuesit është identifikuar më së shumti me veprën e tij “Ulurima e Ujkut”, solli veprën e tij më të re “Kësulkuqja, përallë për të rritur”.
Vepra e tij e re, që Apolloni e shpjegoi si “as dokumentar roman, e as përallë të pastër”, pyetur nga Reporteri.net se a është vepra e tij Tale apo Fairytale, thotë me buzë në gaz se është Fairytale duke qenë se “në roman Kësulkuqja është e bija e Zanës dhe Zana është Fairy”.
Pyetur që të përgjigjet si prifti që qëndroi në njërën këmbë dhe me tri fjalë e shpjegon fenë e tij si “thou shalt love thy Neighbour as thyself” tri fjalët e Apollonit janë të titullit: “Kësulkuqja, përallë për të rritur”.
“Mendoj se vepra ime më e famshme është Ulurima e Ujkut, dhe pas ujkut më duhej të shkruaja diçka edhe për Kësulkuqen. Kështu që provova të shkruaj diçka për Kësulkuqen, por Kësulkuqja nuk kuptohet pa praninë e Ujkut, kështu që kur shkrova për të dy u bë një histori dashurie”, tha Apolloni për Reporteri-n.
Apolloni, të brendandërtuar në shkrimet e tij e ka filozofinë, andaj ai edhe e dëshiron lexuesin e tij të jetë filozofik. “Mendoj se është më shumë për filozofët”, tha ai që si fjali tingëllonte më shumë si protagonisti në veprën më të dashur për të të tij, Zazen-i.
Një vepër kjo që Apolloni e tregon për prozë të ndërtuar mbi poezi e dramë, është një histori dashurie me elemente të pasura mitologjie, përralle, religjioni e animacioni.
Ehot e egërsisë brenda nesh, na thotë autori, tregohen në konfrontimet alegorike brenda veprës.
Por se si do të jetë morali i tregimit, i pyjeve të rrezikshme, i të mos folurit me të panjohurit e të çuditshmit (strejnxhëve) që megjithatë të çmendin në karizmë, i të nisurit në qëllime të çiltërta e në shtigje të gabuara e të shkurtëra, vetë autori si con-artist’i i ritregimit të Kësulkuqes na rrëfen.
Leximi i veprës nëse s’na bënë druvarë shpëtimtarë që pret barkun e Ujkut për të nxjerrë Kësulkuqen dhe Gjyshen, ajo na hap shtigje të reja të rimendimit të përrallës, por tani si të rritur./Reporteri.net/