×
Art/Kulturë

Mirren dy vendime të rëndësishme për Institucionin e Operës së Kosovës

Reporteri
30 Shtator 2021 | 11:22

Emërohet Ushtruesi i Detyrës dhe Këshilli përgatitor.


  1. Meriton Ferizi është emëruar si Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Operës së Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Operës ushtron të gjitha të drejtat dhe obligimet e përcaktuara për pozitën e Drejtorit të Operës së Kosovës, veçanërisht inicion, zhvillon dhe administron të gjitha procedurat për krijimin e kushteve të nevojshme të të punësuarve në institucionin e Operës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu është emëruar Këshilli  përgatitor për inicimin dhe funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës, dhe ka këtë përbërje: Merita Juniku, Inva Mula, Dardan Selimaj, Rreze Kryeziu Breznica, Besa Luzha, Edon Ramadani dhe Mehdi Uka.

Këshilli përgatitor është i mandatuar të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë për funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës, duke përfshirë organizmin e brendshëm, hartimin e akteve nënligjore të nevojshme, krijimin  e kushteve adekuate infrastrukturore për punë, planin vjetor të punës etj.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!