×
Art/Kulturë

Në Malësi, hapet Festivali i filmit kosovar

Reporteri
21 Shtator 2023 | 16:12

Më 19 shtator 2023, në Kullën e Vuksan Lekës në Malësi, u mbajt për herë të parë Festivali i filmit kosovarë, organizuar nga komuna e Tuzit.

Mbrëmë u bë shfaqja e Filmit ,,Zgjoi” i regjisores dhe skenaristes kosovare, Blerta Basholli i cili u fut në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz ,,Oscar”, gjithashtu, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.

Të pranishmit në emër të organizatorit i përshëndeti sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale Marina Ujkaj, kurse Festivalin e shpalli të hapur ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!