Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar në rrjete sociale pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill” , duke lavdëruar rininë e Kosovës e institucionet e sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit.
“Për katër netë Prishtina jonë ishte ndryshe. Emocion e kënaqësi me artistë të nivelit botëror. Rinia jonë më impresionoi edhe njëherë, me kulturën e pjekurinë e treguar. Dhjetëra mijëra pjesëmarrës e asnjë incident i vetëm. Një rini e shoqëri shembull për gjithë botën”, shkroi ai mes tjerash.
Për organizimin e jashtëzakonshëm ai ka falënderuar menaxhmentin e Sunny Hill Festival dhe Dua Lipën për praninë dhe përkrahjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.