×
Art/Kulturë

Shfaqja dans teatër “Totem dhe Tabu” me dy prezantime në Kroaci

Reporteri
19 Nëntor 2021 | 23:25

Nëntori rikthen “Ditët e Kulturës Shqiptare në Kroaci” me aktivitete të ndryshme artistike, kulturore, sa tradicionale aq edhe bashkëkohore.

Bashkëpunimi që ka nisur tash e tre vjet ndërmjet Artpolis dhe Unionit Shqiptar në Republikën e Kroacisë dhe Shoqatës së Shqiptarëve të Prefekturës së Istrës, vazhdon edhe sivjet me prezantimin e veprave artistike bashkëkohore.

Në dy qytete kroate do të prezantohet shfaqja dans teatër “Totem dhe Tabu”, me regji e koreografi të Robert Nuhës, e dramaturgji të Zana Hoxhës.

“Totem dhe Tabu” do të jepet premierë para publikut në Kroaci më 24 nëntor nga ora 18:00 në “Dom Branitelja” në Pula, derisa më 25 nëntor nga ora 19:00 do të prezantohet në Zagreb në Teatrin “Vidra”.

“Totem dhe Tabu”, është tandem eksperimental i dansit kontemporan dhe tekstit minimal që mundëson reflektimin e audiencës lidhur me çështjet e ngritura të cilat ngërthejnë jetën e tyre dhe mentalitetin kosovar. Shfaqja ngrehë pikëpyetje për situata dhe shqetësime të mëdha shoqërore, trauma, ndikimin e pandemisë dhe hipokrizinë shoqërore por pa arritur në konkludime dhe me qëllim që të prekë në thellësinë e përjetimeve, emocioneve dhe ngjarjeve të cilat vijnë në formë imazhesh dhe monologjeve.

Për më tepër informacione gjeni të bashkëngjitur broshurën, dhe posterin për prezantimet e kësaj shfaqje në Kroaci.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!