×
Art/Kulturë

Tirana me nismë, dhuron libra për Preshevën

Reporteri
03 Prill 2023 | 16:15

Në Tiranë tashmë ka filluar nisma “Dhuro libra për Preshevën”, nismë kjo e filluar nga anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, znj. Joleza Koka. Herë pas herë aktivistë të ndryshëm nga Shqipëria por edhe rajoni nisin me nisma në ndihmë të Komunave shqiptare në Luginë të Preshevës, siç tashmë njihen edhe aktivitete e bashkëpunime të ndryshme mes tyre.

Nisma “Dhurojmë libra për Preshevën” vjen pak ditë më pas që kur Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpallet “Qytetar Nderi” i qytetit të Preshevës, i cili gjatë vitit 2013-të si sekretar për rininë në Partinë Socialiste të Shaipëris solli në Preshevë harta e libra shqip për Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, si Ministër i Rinisë e Sportit qe Ministri parë shqiptar që akordoi fond për festivalin e fotografisë “Pre Foto” atje, sikur dhe zyrtari i parë qeveritar nga Republika e Shqipërisë që vizitoi komunat shqiptare në Serbi.

Si Kryetar Bashkie, ai tashmë njihet si Kryebashkiaku i parë i Tiranës që thelloi edhe më tej bashkëpunimin me institucionet e Komunave të Preshevës e Bujanocit, njëherit edhe si nismëtar i Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon. Nisma “Dhurojmë Libra për Preshevën” përfundon me 23 Prill, dhe do të dërgohen në Bibliotekën “Mehmet Jusufi” të qytetit të Preshevës.

 

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!