×
Art/Kulturë

Tragjike, pak javë pas vdekjes së poetit shqiptar, vdes edhe djali i tij

Reporteri
03 Shkurt 2022 | 12:59
LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

Tragjedi pas tragjedie në familjen Duka. Vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta të poetit Arben Duka, është shuar në modhën 35-vjeçare edhe dali i tij, Denis Duka.

Mësohet se i biri i poetit të njohur ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një infarkti, njëlloj si i ati i tij.

Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale.

Poeti Arben Duka ndërroi jetë më 14 dhjetor në moshën 64-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë ndaj nuk mundi që të mbijetonte.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!