×
Art/Kulturë

Yllka Gashi fiton çmimin aktorja më e mirë e rolit kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës

Reporteri
09 Nëntor 2021 | 16:21

Yllka Gashi e ka marrë çmimin si aktorja më e mirë në rol kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të filmit “Zgjoi” në rrjetin social Facebook.

Ky është çmimi i tretë i Gashit për portretizimin e Fahrije Hotit, që erdhi disa ditë pas çmimit si aktorja më e mirë në Festivalin Spanjoll “Seminci”.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!