×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    ​63 pacientë me coronavirus në Infektivë, kjo është gjendja e tyre

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 10:02

    Në Klinikën Infektive, QKUK, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 72 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë 63 pacientë.


    Në pritje të rezultateve për 5 raste, ndërsa 4 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.

    Këto të dhëna i ka bërë të ditura zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti

    Ky është njoftimi i tij:

    Nga 63 pacientë të infektuar me Covid 19:

    • 50 raste janë në gjendje stabile,

    • 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    • Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë prej të cilëve njëri (1) është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë (3) janë në ventilim mekanik.

    Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!