×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Afër 3 mijë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 8:25

    Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, janë vdekur 2,987 persona dhe janë infektuar 161, 193 persona.

    Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës. Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882”, thuhet në njoftim.

    E në total numri i rasteve aktive është 324.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!