Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke komentuar vdekjen e 36 personave nga COVID-19, ka thënë se vaksinimi është dobësia jonë.
Ai ka kërkuar masa të rrepta afatshkurta për ta ngadalësuar infektimin dhe vaksinim masiv për ta shpejtuar mbrojtjen.
“36 – tridhjetë e gjashtë. Gishtat drejtoni më vonë. Vaksinimi është dobësia jonë. Dallimi në mes të Kosovës dhe shteteve tjera me numër të ngjashëm infektimesh është përqindja e vaksinimit. Asnjë nga viktimat nuk ka qenë plotësisht i/e vaksinuar. Por edhe më tutje nuk kemi mjaftueshëm vaksina, dhe nuk kemi mjaftueshëm vullnet për tu vaksinuar. Lene dialogun, vizita gjithandej nëpër miq që na japin vaksina – Turqi e Izrael e cilido shtet që na ndihmon. Masa të rrepta afatshkurte për ta ngadalësuar infektimin e vaksinim masiv për ta shpejtuar mbrojtjen. Rrugë tjetër nuk ka. Hesape qerojmë më vonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.