×
  • Lajme
  • Lajme

    ​BE mbështet fuqizimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 8:21

    Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në Kosovë”, Zyra e BE-së, Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Ministria e Drejtësisë organizojnë ngjarjen “Ngritja e vetëdijes për aplikimin e sanksioneve dhe masave alternative”.


    Në ngjarje do të shpalosen gjetjet kryesore të raportit teknik për zbatimin e sanksioneve alternative, i hartuar nga eksperti i binjakëzimit, ndërsa po ashtu do të diskutohet statusi aktual i sektorit sprovues në Kosovë. Projekti në vlerë prej 2,000,000 euro financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa zbatohet nga Agjencia për Sanksione Penale e Finlandës. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë,Luigi Brusa, Shef i Seksionit për Bashkëpunim, Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Pia Stjernvall, ambasadore e Finlandës në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!