×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dialogu rifillon të enjten, vazhdon diskutimi për pretendimet financiare

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 11:06

    Të enjten do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të ekspertëve. Në Bruksel pritet të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare.


    Këtë e kanë konfirmuar Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian.

    Pas më shumë se një muaj, koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni në kryeqendrën evropiane do të vazhdojë negociatat të mbetura në gjysmë nga takimi i 29 tetorit.

    Nga zyra e kryeministrit Hoti u shprehën se bashkë me Hysenin do të marrin rrugë në Bruksel dhe ekspertë e ekonomisë.

    “Takimi i radhës në Bruksel(10.12.2020) do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni. Do të vazhdoj diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, ka thënë në një përgjigje zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

    E këtë takim e konfirmuan për edhe nga zyra e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, por pa e zbërthyer agjendën e takimit.

    Për dallim nga takimet e nivelit të ekspertëve, liderët e shteteve, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk janë takuar që nga fillimi i shtatorit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!