×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Eshtrat e Zhitisë më 23 nëntor rivarrosen afër Demaçit

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 12:03

    Eshtrat e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, më 23 nëntor do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani.


    Kështu kanë bërë të ditur familjarët, sipas të cilëve ceremonia e rivarrimit organizohet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.

    Ndërkohë, edhe Qeveria e Kosovës kohë më parë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit, dhe propozim vendimi për rivarrimin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, para festës së 28 Nëntorit të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!