Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri i cili është pro dhënies së 17 fshatrave të Leposaviqit në shkëmbim me Luginën e Preshevës.
Haradinaj i ka çuar “selam” kreut të LDK-së, Isa Mustafa që ta disiplinojë nënkryetarin e tij të partisë Lutfi Haziri.
“Isa Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve. Tërë kohën po deklarohet për 17 fshatra atje, deklarata të cilat janë të panevojshme”, tha Haradinaj nëT7, shkruan Reporteri.net.
Ai ka kritikuar edhe udhëheqjen e bisedimeve nga kryeministri aktual, Avdullah Hoti.
“Hoti bëri gabime në Bruksel. Ai shkoi dhe i bëri punë Lajcakut. Tërë mënyra se si u prit ai atje ishte gabim”
Haradinaj pati kritika edhe për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialog.
“Po ta dija se do të kishim përsëri dialog teknik dhe koordinatorë do të thërrisja Edita Tahirin. Ajo ka qenë negociatore shumë e mirë. Nuk ka asnjë gabim në marrëveshjet që ka lidhur ajo. Por ajo kohë ka shkuar. Tash duhet të kemi dialog politik”, ka thënë Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.