×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj: Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 10:49

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.


    Haradinaj ka shkruar se “Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit”.

    Haradinaj është shprehur se njerëz të pambrojtur e pa asnjë fajë pësuan nga projketet shovoniste të realizuara përmes gjenocidit.

    “Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit. Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!