Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka arsyetuar vizitën e djeshme të tij tek deputeti i Nismës Haxhi Shala.
Ai tha se ka qenë koincidencë vizita e tij e përbashkët me presidentin, Hashim Thaçi në shtëpinë e deputetit për të bindur atë të votojë qeverinë Hoti. Ndërsa për abstenimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi ai tha se nuk ka qenë në dijeni se brenda grupit parlamentar të tyre mund të ketë kundërshtime për qeverinë Hoti.
“Presidenti ka raporte të kahershme miqësore me Haxhi Shalën edhe unë i kam nga ana ime. Koincidenca janë këto. Shala ka qenë zëvendëskomandant në rajonin e Prizrenit, kur unë kam qenë komandant i TMK-së, kjo ka ndodhur…unë i thash që e qes votën për këtë qeveri, a e qet edhe ti, ai tha që po”, tha ai.
Haradinaj u shpreh se qeveria Hoti ka mundësi që të shkojë me mandat të plotë qeverisës.“Ka mundësi reale që kjo qeveri të shkojë me mandat të plotë” , tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.