×
  • Lajme
  • Lajme

    ​LDK sot prezanton përbërjen e re të Qeverisë, edhe AKR-ja pjesë e saj

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 8:02

    I nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, dje paralajmëroi për sot se do t’i përmbyllin të gjitha çështjet me partnerët e koalicionit dhe do të dalin para qytetarëve me qeverinë e re.


    Sipas tij, është çështje ditësh kur pritet të votohet kabineti i tij qeverisës në Kuvendin e Kosovës.

    “Unë besoj që shumë shpejt do t’i përmbyllim të gjitha marrëveshjet dhe shpejt do të dalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të votuar qeverinë e re. Unë jam shumë i kënaqur me ekipin që është duke u formësu dhe besoj që shumë shpejt, nesër (sot) t’i përmbyllim të gjitha çështjet që t’i përmbyllim të gjitha çështjet dhe të dalim para juve dhe para qytetarëve me qeverinë e re”, tha ai.

    Hoti dje para gazetarëve bëri të ditur se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë.

    “Edhe AKR do të jetë pjesë e qeverisë”, tha Hoti.

    Kurse sa i përket Listës Serbe tha se pjesëmarrja e saj në qeveri do të jetë në përputhje të fuqisë politike që ka dhe në përputhje me normat kushtetuese. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!