Të premten duke filluar nga ora 11:00, në Hagë do të mbahet konferenca e radhës e rasti ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.
Aktakuza ndaj ish-krerëve të OVL të UÇK-së u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020.
Sipas aktakuzës, midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve të mundshëm.
Seanca e paraqitjes së parë të Haradinajt dhe të Gucatit, si të dyshuar, para gjykatësit të vetëm, Nikola Giju, u mbajt më 29 shtator 2020 dhe 1 tetor 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.