Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas dënimit të Gjykatës Themelore në Prizren të Darko Tasiq me 22 vjet burgim, duke thënë se ky dënim është shumë i vogël, pasi ai ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare.
Gucati ka shkruar se Tasiq, bashku me forcat policore dhe paraushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Nuk pajtohemi me vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimet mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare. Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/2999510200165174
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.