Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Protesta ka ndryshuar formë për shkak të situatës me koronavirusin ku do të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).
Për protestën e sotme kanë qenë të konfirmuar mbi 20.000 qytetarë, ndërsa forma e re do të jetë me nga 99 persona në çdo qytet duke respektuar distancën sociale.
Protestat janë të sinkronizuara për çdo komunë dhe do të mbahen nga ora 12.00 deri në ora 13.00.
Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur dje se do të udhëtojë të hënën si i ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.