×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pika kufitare Kosovë-Shqipëri, me më shumë shirita

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 15:57

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë.


    Ministri Lekaj tha se revitalizimi i pikës kufitare do të ndikojë në lëvizjen më të lirë të qytetarëve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit. Ai shtoi se edhe në vazhdim do të punohet që ky kufi të mbetet simbolik.

    Mes të tjerash, theksoi se pret që infrastruktura rrugore të zgjerohet edhe në hyrjen e kufirit nga ana e Shqipërisë.

    Për 10 ditë, MIT, në kuadër të mirëmbajtjes rrugore, asfaltoi shiritat shtesë dhe ata ekzistentë, dhe shtoi shenjëzimin bashkë me ndriçim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!