×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Presidenti Meta nesër do të vizitojë Kosovën, dekoron njësitë ushtarake e policore të Kosovës

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 19:54

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.


    Meta do të qëndrojë në Kazermën ushtarake “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 11:00 do të rreshtohen njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për të pranuar dekoratat nga Presidenti Meta.

    Ditën që Durrësi dhe Thumana u goditën nga tërmeti, Kosova kishte nisur ekipe të veçanta për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.

    Puna e Ushtrisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës bëri jehonë të madhe duke treguar sukses dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!