×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Presidentja Osmani ia dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 7:49

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do t’ia dorëzojë flamurin shtetëror ekipit olimpik të Kosovës, që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike në Tokio.


    Dorëzimi i flamurit do të bëhet pasdite në një ceremoni që do të mbahet në amfiteatrin e Parkut Gërmia, në Prishtinë.

    Ndërkohë, gjatë ditës në një ceremoni, Komiteti Olimpik i Kosovës do të prezantohet uniforma e ekipit olimpik të Kosovës për LO Tokio 2020.

    Përndryshe, ekipi olimpik i Kosovës përbëhet nga 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!