×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vodhi paratë në dy xhami të Malishevës, arrestohet 19-vjeçari nga Drenasi

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 11:44

    Një 19 vjeçar nga Drenasi është arrestuar pasi i njejti dyshohet se ka vjedhur në dy xhami para që mblidhen për çështje bamirësie.


    I dyshuari është ndaluar për 48 orë në mbajtje, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i policisë:

    Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni policor – Malishevë, ka pranuar informatё- njoftim nga viktima – ankuesi, Imam i Bashkësisë Fetare dega ne Malishevë, se më 24 gusht rreth orës 23:00, personi i panjohur ka hyrë më depërtim në brendi të xhamisë dhe me forcë ka hapur kutinë që ishte e vendosur brenda xhamisë për mbledhjen e parave që përdoren për çështje bamirësie – fetare, dhe një shumë të konsideruar parash i ka vjedhur.

    Njësia e hetimeve pranë Stacionit Policor – Malishevë, pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe të suksesshme, ka arritur tё identifikojë dhe tё arrestojë tё dyshuarin, G. G., i lindur me 2001, nga Drenasi.

    Pas shoqërimit të të njëjtit në lokalët e Stacionit policor, dhe gjatë procesit te marrjes në pyetje në prezencë të avokatit, dhe ballafaqimit me prova që lidhën me rast, i njëjti ka pranuar se ka kryer këtë vepër penale.

    Po ashtu gjatë marrjes në pyetje dhe ofrimit të dëshmive i njëjti ka pranuar se dhe në vitin 2018 kishte kryer edhe një tjetër vjedhje në xhaminë e fshatit Dragobil të Malishevës.

    Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet në ndalim policor pёr 48 orё.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!