×
  • Lajme
  • Lajme

    1.250 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 7:53

    Rastet me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta.


    Kjo pasi që Qeveria mori vendim për lirimin e masave kufizuese.

    Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me këtë virus, në IKSHPK janë testuar 23.780 persona, ku pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 2.878 persona, kurse 51 kanë përfunduar me fatalitet.

    Janë shëruar 1.577 pacientë, ndërsa 1.250 raste mbeten aktive.

    “Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese Sot më 30 qershor 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

    Kryeministri Avdullah Hoti, por edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë paralajmëruar kthimin e masave, nëse rastet vazhdojnë të shënojnë rritje.

    IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!