650 pula vojse që janë rritur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, janë vendosur në shitje nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas vlerësimit të SHKK, një pulë do të shitet për 1 euro e 50 centë, shkruan Reporteri.net.
Afati i fundit për dorëzim të ofertave ka qenë para tri ditësh. Shitja e tyre është planifikuar të bëhet me ofertim, me kriter çmimin më të lartë.
“Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e Shitja e pulave nga ferma e Q. K. Dubravë përmes ofertave publike të mbyllura. Shitja e pulave nga ferma e Q. K. Dubravë shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.