×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur, 12 raste me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 14:58

    Një person ka vdekur, dhe 12 raste të reja janë shënuar me COVID-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

    MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Njoftimi i plotë:

    8 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.

    ℹ Deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    ℹ Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

    ℹ Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954.

    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 315.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!