×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 293 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 23:38

    Rastet me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta. Kjo situatë vjen pasi Qeveria mori vendim për lirimin e masave kufizuese, shkruan Reporteri.net.


    Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

    “Sot më 01 korrik 2020, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive 1.293″, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

    Kryeministri Avdullah Hoti, por edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë paralajmëruar kthimin e masave, nëse rastet vazhdojnë të shënojnë rritje.

    IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

    Ndërsa nga QKUK ngrenë alarmin për shtimin e rasteve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!