×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 503 persona të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 23:52

    1 mijë e 503 persona kanë vdekur nga coronavirusi në Kosovë që nga muaji mars i vitit 2020 kur shpërtheu pandemia.


    Numri total i rasteve pozitive është 60 mijë e 500 raste nga 235.724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, shkruan Reporteri.net.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52 mijë e 621 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë 376.

    Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç).

    IKSHP ju ka bërë thirrje qytetarëve të mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektojnë distancën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!