×
  • Lajme
  • Lajme

    1 muaj paraburgim për policin që rrahu të riun derisa pësoi sulm në tru

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 13:25

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim zyrtarit policor R.A për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ndaj një 21 vjeçari me iniciale L.B.


    I riu ka marrë lëndime serioze në kokë dhe si pasojë e tyre ka pasë edhe sulm në tru, transmeton Reporteri.net.

    “Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri R.A në liri mund të ndikojë në dëshmitar por edhe në të dëmtuarin i cili akoma nuk është dëgjuar për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, po ashtu Gjykata vlerëson se në rastin konkret ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, pasi që në shkresa të lëndës ka prova se kjo është hera e dyte qe i pandehuri R.A ka ushtruar ndaj të dëmtuarit L.B”.

    Zyrtari policor po dyshohet për kryerjen e dy veprave penale: Lëndim i rëndë trupor Keqtrajtimi gjatë ose autorizimeve publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!