Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë do të takohen drejtuesit e shtetit të Kosovës dhe ata të Serbisë për të vazhduar bisedimet.
Ndërsa deri në mbajtjen e këtij takimi kanë mbetur edhe 10 ditë, Lëvizja Vetëvendosje është aktivizuar dhe kanë parlajmëruar rrezikun që mund t’u kanosen sipas tyre Kosovës.
Së pari kreu i VV-së, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook ka thënë se ndonëse janë bërë pesë vite prej kur në Bruksel u nënshkrua Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe ende ekzistojnë disa probleme fundamentale në lidhje me këtë marrëveshje, e cila u kundërshtua nga Gjykata Kushtetuese.
Ai ka shkruar më tej se kjo marrëveshje e keqe erdhi për shkak se njerëz të papërgatitur, pa kërkesa ndaj Serbisë e pa platformë të Kosovës, e bënë shtetin tonë shumë më tepër temë sesa palë në bisedime.
“Pa e nxjerrur këtë mësim, vetëm sa përsëriten të këqijat. Me mënyrën e njëjtë nuk ka rezultate tjera”, ka shkruar Kurti në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa ish-ministri i Jashtëm Avdullah Hoti në një konferencë për media tha se në LDK dhe partitë e PAN-it janë dy lloj të politikanëve, pro ‘Zajednicës’ dhe pro shkëmbimeve të territoreve.
“VV mendon se edhe ‘Zajednica’ edhe projekti i shkëmbimit të territoreve duhet të kundërshtohet nga institucionet e Kosovës dhe çdo përfaqësuesi që shkon në dialog me Serbinë dhe përfaqëson Kosovën.
“Edhe shkëmbimi edhe ‘Zjaedinca’ të dyja e kanë rezultatin përfundimtarë të shtetit tone. Politikanët e Kosovës kanë në gojë veç ‘Zajedincë’ dhe shkëmbim të territoreve. Faza finale nuk duhet të ndodhë me një qeveri që s’ka legjitimitet”, ka thënë Konjufca. /Reporteri.net/.