×
  • Lajme
  • Lajme

    10 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 9:06

    Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, po trajtohen 68 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 59 prej tyre janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.


    Ndërsa 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

    4 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

    Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 3 dhe kanë lindur 2 foshnje të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

    Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 250 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

    237 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3041analiza.

    64 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 20 Rëntgen, 28 EHO dhe 16 CT-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!