×
  • Lajme
  • Lajme

    10 për qind e kosovarëve ankohen nga zhurmat e fqinjëve

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 21:20

    Zhurma duket se nuk është problem për qytetarët e Kosovës, shkruan Reporteri.net. Kjo ka dalë nga Rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës, 2018, që është publikuar ditë më parë nga Agjencia e Statistikave.


    Ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve janë prezente gjatë ditës dhe natës, krijohen dhe nga aktivitete private e lokale nate.

    “Vetëm 9.4% e ekonomive familjare në Kosovë jetojnë në zonat ku ka shumë zhurmë nga fqinjët apo nga jashtë, nga trafiku, bizneset dhe fabrikat, ndërsa 90.6% e ekonomive familjare jetojnë në zonat ku nuk ka shumë zhurmë nga fqinjët apo nga jashtë, nga trafiku, bizneset dhe fabrikat”, thuhet nga ASK-ja.

    Por cilat janë problemet dhe ndikimi i zhurmave në shëndetin tonë sipas studiuesve?

    Nëse ndokush mund të shfaqë zemërim, apo pakënaqësi, shkak mund të kenë qenë edhe zhurmat e larta. Perceptimi i zhurmave në jetën e përditshme ka një rëndësi të madhe për mirëqenien e shëndetit të popullatës, shprehen specialistët e shëndetit publik.

    Në qoftë se ka një ‘bombardim’ nga zhurma të përditshme, me kalimin e kohës, kjo ndikon edhe në shëndet. Në radhë të parë, zhurmat ndikojnë duke shkaktuar një traumë të strukturave kokleare të veshit të brendshëm që çojnë deri në një humbje të dëgjimit të pakthyeshme. Por, edhe në sëmundjet e hipertensionit, pasi duke çliruar më tepër adrenalinë në gjak, rritet tensioni i këtyre njerëzve që marrin nivel zhurmash më të madh se norma, në sëmundjet ishemike të zemrës, në çrregullime të gjumit, por edhe në performancën e përditshme të njerëzve të ekpozuar karshi zhurmave, sqarojnë specialistët. Ndërkohë, ka evidenca të pjesshme që vijnë nga Perëndimi që japin dhe dëmtime në sistemin imunitar dhe defekte në lindje.

    Por, zhurmat ndikojnë edhe duke i dhënë njerëzve të ekspozuar ndaj zhurmave varietet emocionesh negative, sikurse zemërim, papëlqyeshmëri të gjërave, moskënaqje, pazotësi, paaftësi, depresion, ankth, shqetësime, lodhje e dëshpërim, ndonjëherë deri në fazën e fundit, çmenduri.

    Specialistët shpjegojnë se veç zhurmës janë një sërë faktorë social-psikologjikë dhe ekonomike, por ka dhe faktorë të tjerë personalë, demografikë si, mosha, seksi, statusi social, që të gjithë së bashku ndikojnë në shëndet. Ndikimi i zhurmave në shëndet varet dhe nga kohëzgjatja, por dhe eksperienca e popullatës ndaj tyre (sa e ndjeshme është ajo ndaj zhurmave dhe faktorëve të mësipërm), niveli kufi i zhurmave varet nga zonat ku do të bëhen matjet.

    Në rrugët kryesore, duke qenë sa më në qendër, niveli i zhurmave duhet të jetë më i ulët. Niveli kur fillon të çrregullohet gjumi është 42-45 dB, ndërsa kur niveli është mbi 80 dB, atëherë shkohet drejt një shurdhimi të plotë.

    Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndarë nivelet, sipas zonave ku gjenerohet zhurmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!