×
  • Lajme
  • Lajme

    10 qershori i takimeve të mëdha të krerëve të shtetit: Osmani e Kurti me kancelarin gjerman Scholz dhe Gërvalla me Blinken

    Reporteri
    11 Qershor 2022 | 7:13

    Që nga marrja e mandatit si presidente Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dje më 10 qershor kanë zhvilluar takime të nivelit të lartë.

    Osmani dhe Kurti u takuan me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, i cili dje ishte për vizitë zyrtare në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Kurti e priti që në aeroport dhe më pas i organizoi pritje shtetërore në Prishtinë, vizitë të cilën e quajti historike.

    Ndërsa presidentja Osmani e takoi kancelarin gjerman në Greqi në Samitin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP), ku tha se Kosova është e bekuar me mbështetjen e tij.

    Kurse, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

    Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Twitter.

    Gërvalla ka njoftuar se me Blinkenin kanë diskutuar rreth së ardhmes euroatlantike të Kosovës.

    Kancelari gjermna, gjatë kësaj konference, dha mesazhe të qarta.

    Kancelari gjerman tha se është shumë e rëndësishme për Kosovën që të vazhdojë dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja.

    Scholz tha se marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, meqë është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë në BE.

    I pari i Qeverisë gjermane foli edhe për liberalizimin e vizave, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se Gjermania po angazhohet që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt. Sipas tij, Kosova ka përmbushur kushtet.

    Tha se për këtë flasin me gjithë partnerët dhe miqtë në Evropë.

    “E kam thënë ne angazhohemi që liberalizimi të vijë sa më shpejt pasi kushtet janë plotësuar dhe me këtë flasim me të gjithë partnerët dhe miqtë në Evropë në mënyrë që dyert të hapen”, u shpreh Scholz.

    Scholz tregoi edhe qëndrimin e tij për nismën “Ballkani i Hapur”, që kundërshtohet nga Kosova.

    I pyetur se a e mbështet Gjermania këtë proces, Scholz tha se i japin prioritet Tregut të Përbashkët Rajonal, shkruan Reporteri.net.

    Kancelari tha se Procesi i Berlinit është forumi që i çon në BE vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!