×
  • Lajme
  • Lajme

    10 të vdekur dhe 173 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 15:00

    Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka publikuar numrin e rasteve të infektuar me Covid-19 dhe atyre që kanë humbur jetë.


    Në vendin tonë vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetë 10 qytetarë dhe janë infektuar 173, shkruan Reporteri.net

    Postimi i plotë nga MSH:

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.

    ℹ Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    ℹ Nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes.

    ℹ Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.

    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 9.764.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!