×
  • Lajme
  • Lajme

    10 vjet nga vrasja e Enver Zymberit, Krasniqi: Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë Hero i Kosovës së pavarur

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 16:25

    10 vite më parë, pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, u vra nga strukturat ilegale serbe.


    Lidhur me këtë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se Enver Zymberi dhe kolegët e tij, gjatë aksionit në atë kohë, iu përgjigjën me nder dhe krenari thirrjes së shtetit për ta mbrojtur sovranitetin.

    “Dhjetë vjet më parë, polici Enver Zymberi dhe kolegët e tij iu përgjigjën me nder e krenari thirrjes së shtetit për të mbrojtur sovranitetin. Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë Hero i Kosovës së pavarur. Lavdi e respekt përjetë veprës së tij”, shkroi Krasniqi në Facebook.

    Ndryshe, në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

    Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!