Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit, njofton qytetarët se ata që ndezin goma dhe gjësende të tjera për 1 Maj, do të pasojnë gjobat në shumën prej 100 euro.
Inspektorët komunal janë vazhdimisht në terren dhe gjobat do të pasojnë konform Udhëzimit Administrativ Nr.06/2018 për Ndëshkimet me Gjobat Mandatore dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se Ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon djegien e gomave sikurse edhe Udhëzimi Administrativ, duke shtuar se do të ketë tolerancë zero për ata që ndezin.
Ndezja e gomave në mjedis të hapur liron dioksinën dhe materie tjera të rrezikshme që shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.