×
  • Lajme
  • Lajme

    100 kërcënime në drejtim të Vehbi Kajtazit, Prokuroria nis hetimet

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 9:56

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet pas kërcënimeve të shumta ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

    Këtë e ka bërë të ditur vet kjo Prokurori me anë të një njoftimi për media.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje.

    Kërcënimet ndaj Kajtazit erdhën pasi që ky i fundit në një debat televiziv i quajti “grup kriminal” anëtarët e Grupit të Kumanovës.

    AGK ndërkaq njoftoi se Kajtazi pas këtyre komenteve ka marrë rreth 100 kërcënime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!